
Skënderbeu dje u vodh në fushë nga gjykimi, nga Kukësi dhe tifozët korccar, lojtarët në fushë apo dhe drejtuesit e skuadrës që dje u shkurorëzua zyrtarisht, provuan ndjesinë që i kanë bërë të tjerët të provojnë për vite me rradhë.
Një javë më parë Tirana akuzonte për vjedhje Skënderbeun që arriti me anë të gjyqtarit Hamitaj të fitonte ndeshjen. Më parë, në vitet e fundit kanë akuzuar pafundësisht shumë Skënderbeun për favorizim nga gjyqtarët. Moviolat kanë konfirmuar shpesh herë këto akuza.
Dje rrjedha e ngjarjeve ndryshoi. Skënderbeu u ndëshkua nga gjykimi, humbi titullin, protestoi më pas, akuzoi, shau e mallkoi duke provuar ndjesinë që i ka bërë të tjerët të provojnë për vite me rradhë.
Poll