Partizani dhe Bylis barazuan 2-2 në “Air Albania” në një ndeshje dramatike në fund, teksa një gol I Guindo (87′) barazoi gjithçka, me të kuqtë e Sormanit që nuk ia dolën të mbanin avantazhin e dy golave. Për SuperSport ka folur njeriu i ndeshjes, Guindo.
Jam shumë I lumtur pasi morëm një barazim sepse ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e dimë se është një barazim I rëndësishëm.
Gol në fund ishte brenda?
Nëse shihni pamjet, mbrojtësi nxjerr topin dhe duket që e ka kaluar vijën.
Sezoni I fundit te Skënderbeu, janë penduar korçarët që iu larguan?
Futbolli ka të bëjë me shanset që të japin. Te Skënderbeu nuk isha në gjendje të mirë fizike, shansi nuk erdhi edhe pse prita. Tani po tregoj veten në Ballsh.