Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Skënderbeu me "një dorë te titulli", mbrojtësi i korçarëve e bën tym

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu me "një dorë te titulli", mbrojtësi i

Skënderbeu tashmë është shumë pranë vijës së finishit sa i përket zyrtarizimit kampion në Superligë këtë vit. Fryma e mirë në grup dhe një bashkëpunim i mirë mes lojtarëve ka bërë që skuadra korçare të ecë para e pashqetësuar nga askush.

Një ndër lojtarët kyç të ekipit, si në kampionat ashtu edhe në Europë ka qenë mbrojtësi. Gledi Mici. Si duket, qetësia që ka përfshirë skuadrën korçare ka përfshirë dhe lojtarët që duken më të reklasuar. I tillë është rasti i Micit që ka postuar një foto pak orë më parë në instastory, ku shihet i qetë dhe mjaft i relaksuar duke konsumuar shisha.

Titullari i korçarëve nuk ka shkruajtur asnjë diçiturë në foton e postuar në llogarinë e tij në Instagram, por nga ajo që shihet, kuptohet qartë se është mjaft i qetë pas fitores së fundit që Skënderbeu arriti ndaj Luftëtarit në javën e 26-të të kampionatit.

[gallery columns="1" size="full" ids="217703"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga