Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu në "gjumë", zhgënjen në miqësoren ndaj kosovarëve

Shkruar nga NEWSPORT

Zhgënjen ekipi i Korçës në miqësoren e rradhës me amatorët e kosovës. Ekipi i Dajës nuk arrin të bind dhe jep shenja se nuk është akoma gati për fillimin e kampionatit. Skënderbeu ka luajtur në Tropikal Resort ndaj KF Ulpiana, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Ekipi korçar bëhet gati për ndeshjen e parë të kampionatit, ndaj Flamurtarit në Korçë.

"Skënderbeu 0 - 0 KF Ulpiana

Ujqërit e kanë mbyllur në barazim të bardhë takimin e fundit miqësor në Tropikal Resort ndaj KF Ulpiana, ekipi që militon në ligën e parë të Kosovës.

Më këtë 90' minutësh, ekipi ka mbyllur përgatitjet në Durrës. E diela pushim, të hënën ekipi grumbullohet në Korçë ku do të zhvillohen përgatitjet për takimin e javës së parë ndaj Flamurtari F.C.

Formacioni: Dajsinani, Abazi, Xhunfo, Vitija, Pëllumbi, Taipi, Ajeti, Mara, Gripshi, Oto John, Krasniqi.

 U aktivizuan: Koliçi, Meisa, Ajzeraj, Vangjeli, Qoshku.

Të padisponueshëm për stafin teknik kanë qënë: Bruno Dita, Gjergji Muzaka, Marvin Turtulli dhe Dejvi Bregu të cilët kanë qëndruar pushim për shkak të mbingarkesës fizike", ka njoftuar klubi i Skënderbeut për mediat në Facebook.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga