Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Skënderbeu merr "OK"-në për Champions League-n? Gazetari i RTSH-së reagon: Drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi!

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu merr "OK"-në për Champions League-n?

Sot, të gjithë sytë e sportdashësve shqiptarë janë drejtuar nga CAS-i, aty ku do të jepet vendimi për pjesëmarrjen ose jo të Skënderbeut në Champions League. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet të vendosë sot për korçarët, ndërsa tashmë gazetari i RTSH-së, Ervin Baku ka bërë një postim kompromentues në rrjetet sociale.

Pikërisht kur pritet nga momenti në moment vendimi, ai ka zgjedhur të postojë një foto të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv duke e shoqëruar me diçiturën: "Drejtësi, drejtësi dhe vetëm drejtësi!". Nuk dihet nëse CAS-i e ka marrë vendimin për korçarët. Newsport.al kontaktoi zëdhënësin për shtyp të bardhekuqve, Enea Zhidron i cili u shpreh: "Jo, ende nuk na ka ardhur një vendim nga CAS-i". Pritet me interes se ç'do të vendosë ky organ i drejtësisë sportive. Megjithatë ky postim i Bakut ka nxitur reagime të shumta. Ku i dihet... Ku ka zë, s'është pa gjë... /Newsport.al/

[gallery size="full" columns="1" ids="242745"]

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga