Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu mbyll ditën e 5-të në Antalia, dy lojtarë në provë për korçarët

Shkruar nga NEWSPORT
Skënderbeu mbyll ditën e 5-të në Antalia, dy lojtarë

Skënderbeu ka mbyllur seancën e radhës stërvitore në Antalia të Turqisë, ku po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi korçar bën me dije që me skuadrën kanë nisur stërvitjen edhe dy lojtarët e mbërritur së fundmit në kampin korçar. Do të jetë stafi teknik, ai që do të vendosë për të ardhmen e tyre nëse do të qëndrojnë me kampionët e Shqipërisë apo do të largohen.

" Ekipi ka mbyllur me dy seanca stërvitore ditën e 5-të të përgatitjeve në Antalya. Rreshjet e dendura paradite detyruan stafin teknik të aplikoj një seancë në palestër ku u rrit ndjeshëm dhe ngarkesa fizike.

Ndërkohë ekipi ka zbritur pasdite në fushe ku u zhvillua një seancë e karakterit tekniko-taktik nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Trajneri po i kushton një vëmëndje shumë të madhe dhe fazës ofensive duke pasur parasysh vështirësinë e gjetjes së golit në dy fazat e para.

Me ekipin sot janë stërvitur edhe 2 lojtarët e ardhur së fundmi në provë, Hanson Boakai dhe mesfushori Cornel Predescu. Do të jetë stafi teknik i cili do vendosë për fatin e dy lojtarëve.

Për nesër stafi ka menduar dy seanca stërvitore ne fushë.", shkruhej në njoftimin e Skënderbeut në facebook.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga