Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SKËNDERBEU i kthen në realitet, Bledar DEVOLLI e di se ku duhet të kërkojë "ndihmë"

Shkruar nga NEWSPORT
SKËNDERBEU i kthen në realitet, Bledar DEVOLLI e di se ku duhet

Trajneri i Kastriotit Bledar Devolli është i bindur se fitorja ndaj Skënderbeut nuk mund të vijë pa patur dhe një dozë ndihme të fatit. Nga stadiumi "Redi Maloku", tekniku gjirokastrit theksoi se formacioni do të jetë i njëjti me atë të triumfit të madh ndaj Luftëtarit 1-5 javën e kaluar.

"Formacioni i mundshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut? Jemi të kompletuar. Megjithatë, e mira s'ka fund. Të shohim se ccfarë gjendje kanë. Formacioni pothuajse do të jetë ai i Gjirokastrës. Do të ketë ndonjë ndryshim të vogël. Do të shikoj në stërvitje lojtarët e rinj. Portieri mund ta nisë titullar nesër, të tjerët do t'i shikoj.

" Shanset për fitore? Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Skënderbeu mbetet Skënderbeu. Ka lojtarë që kanë dalë kampionë, futbollistë me eksperiencë. Ka të rinj të talentuar që të hapin probleme. Është ndeshje e vështirë, megjithatë ne i kemi marrë masat. Gjatë javës jemi munduar të ulim euforinë. Kemi qenë seriozë në stërvitje. Në qoftë se i bëjmë gjërat ashtu sicc i kemi punuar dhe në stërvitje, besojmë dhe te rezultati. Megjithatë, duam dhe mbështetje tifozash dhe të kemi dhe pak fatin", u shpreh Devolli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga