
Skënderbeu ndodhet aktualisht në vendin e 4-të në renditjem, por me pikë të barabarta me 3 klubet e para me nga 12 pikë. Korçarët arritën të merrnin një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-0 duke u bashkangjitur në krye skuadrave si Bylis, Vllaznia dhe Teuta. Në një intervistë për "RTV Ora", ka folur trajneri I korçarëve, Ilir Daja. Në fjalën e tij Daja foli për futbollin shqiptar, Skënderbeun si dhe u shpreh se është gati për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare në rast se Federata do t'i besojë këtë post.
Motivimi te Skënderbeu?
"Sigurisht që nëse do të ishte në një pozicionim tjetër, pra nëse
do të ishte prezent edhe Europa do të ishte akoma dhe më i lehtë
motivimi i grupit, por që edhe në këtë vit, në kompeticionet europiane,
në kualifikueset të kompeticioneve europiane, futbolli shqiptar nuk bëri
ndonjë paraqitje dinjitoze. Skuadrat shqiptare e dijnë se duhen 1 ose 2
ndeshje, pasi Skënderbeu nuk është i atyre niveleve të viteve të
fundit. Duke pasur edhe ndërhyrjen e brezave brenda ekipeve, duhet të
motivohen pasi përfaqësojnë një fanellë të rëndë. Secili lojtar ka
kreditet e tij, pasi futbolli nuk luhet për një ose dy vjet. Jemi të
gatshëm për të motivuar skuadrën, pasi rezultatet do të jenë të mira
qoftë për qytetin, tifozët dhe lojtarët. Pasi siç dihet motivimi i
grupit të brendshëm është më i mirë se sa ai që mund të quhet motivim i
jashtëm."
Oferta nga shumë ekipe, por zgjodhe Skënderbeun?
"I kisha dhënë fjalën Korçës për atë periudhë të bukur që
kaluam së bashku. Nuk ishte vetëm kalimi në grupet e Europa League, por
paralelisht fitimi i kampionatit dhe i Kupës. Erdhi momenti dhe në këtë
situatë të vështirë që po kalon Skënderbeu duhej të isha edhe unë
prezent me ta, për të ndihmuar futbollin në këtë qytet që të jetojë,
ndoshta jo në atë cikël kaq të lavdishëm por të jetë aty"
E ardhmja?
"Ëndrra e çdo trajneri më e madhe është që një ditë të drejtoj
edhe kombëtaren e vendit të vet. Duke hequr dorë nga modestia jam i
gatshëm për ta bërë një gjë të tillë nga ana profesionale, por që ky
vendim është vendim i drejtuesve të Federatës. Kanë bërë një zgjedhje të
mirë në këto vitet e fundit, sepse kanë marrë trajner nga një shkollë
që është mjaft e mirë në nivel ndërkombëtar siç është ajo italiane,"
"Para një jave më tha Muzaka, profesor, nëse nuk do të ishte
teknik futbolli do të shikoja në tre profesione të tjera. Mjek, psikolog
dhe në futboll, pasi nuk të ndahet shpirti prej tij për nga mënyra se
si i trajton problemet me lojtarët.
Çfarë hobi ke?
"Të them të drejtën në pjesën time të rinisë kam pasur hobi që
të luaj tenis, por dëmtimi i gjurit. Kam qejf udhëtimet, sidomos kur i
jap makinës vetë. Jam i çik, shpesh herë, nga njohja që kam edhe me
policët, më tolerojnë një shpejtësi të pakët. Ka raste që ka edhe pak
shpejtësi më të madhe, pasi i lë për momentin e fundit edhe udhëtimet e
gjërat e tjera dhe më duhet të nxitoj pak. Dëgjoj muzikë të rrymave të
ndryshme dhe këtë e kam në pjesën kur jam pushim. 24 orë nuk mund të
them sepse është edhe pjesa e gjumit. Realisht për futbollin mendoj
gjithë ditën. Zakonisht miqtë e mi më thonë se mendoj gjithmonë për
futbollin. E kam pasion, e dashuroj punën time dhe jam i motivuar që
prej ditës së parë dhe deri tani, çka më bën që të marr edhe
rezultate," tha mes të tjerash Daja.