Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënderbeu fillon përgatitjet anti-Partizani, trajneri Daja mungon në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu nuk arriti të merrte fitoren e dytë radhazi në kampionat. Korçarët barazuan në shtëpi ndaj Kukësit dhe të enjten zbresin sërish në fushë pasi do të luajnë në transfertë ndaj Partizanit. Ditën e sotme ekipi ka rinisur përgatitjet për këtë sfidë në Korçë, por stërvitja është drejtuar nga zv.trajneri Gentja Liçi. Trajneri Ilir Daja feston datëlindjen dhe kjo mund të jetë arsyea që trajneri ka munguar ditën e sotme në seancën stërvitore. Kjo do të jetë stërvitja e fundit në Korçë pasi Skënderbeu do të zhvendoset në "Tropikal Resort", dhe një gjë e tillë është bërë publike nga klubi në faqen zyrtare.

Postimi I Skënderbeut:

Përgatitjet e fundit në Korçë

Ekipi ka zhvilluar sot në drejtimin e Zv. trajnerit Gentjan Liçi një seancë stërvitore të ndarë në 2 grupe.

Lojtarët të cilët u aktivizuan titullarë ndaj Fk Kukësi zhvilluan një seancë rikuperuese ndërsa pjesa tjëtër vijoi përgatitjet intesive.

Kjo ishte seanca e fundit e zhvilluar në Korçë pasi ekipi do të zhvendoset nesër në Tropikal Resort ku do të vijojnë përgatitjet për takimin e së enjtes ndaj Partizanit në transfertë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga