
Mbrëmjen e djeshme, sulmuesi I Kukësit Godberg Cooper ishte I ftuar në Pressing. 22 vjeçari ka rrëfyer se në derbin e kryeqytetit kuksianët bënin tifo për Partizanin, ndërsa ndeshjet duhen zhvilluar me tifozë.
Cooper ka rrëfyer edhe skuadrat më të mira në Shqipëri, duke mos anashkaluar kryesuesit dhe rivalët e Tiranës. Sulmuesi e quan Skënderbeun ekip "zonjë".
"Derbi pa tifozë normalisht që nuk është i bukur. Duhet ndjerë dhe energjia e tifozëve. Ne shpresonim te fitorja e Partizanit, normalisht, por për mënyrën si shkoi loja, rezultati ishte i drejtë. Ky është futbolli, mund të ndëshkohesh dhe në sekondën e fundit.
Kam respekt për të gjitha skuadrat, kam parë skuadra më të organizuara dhe shumë më kompakte se Tirana. Skënderbeu është një ekip i bukur, edhe Partizani nuk është keq. Pa hequr asgjë te Tirana, por Skënderbeu është një skuadër "zonjë", tregoi Cooper.