Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Skënderbeu është një rival i vështirë", NDREU ia thot troç arbitrave: Mos kompensoni nesër, duam maksimumin

Shkruar nga NEWSPORT
"Skënderbeu është një rival i vështirë",

Kastrioti dhe Skënderbeu përballen nesër në orën 13.00, në kuadër të Kategorisë Superiore. Para medieve për këtë takim ka folur trajneri i krutanëve, Ramadan Ndreu.  Ai e njeh mirë ekipin që do ketë përballë, teksa kërkon nga të tijtë që të japin maksimumin. Numri një i pankinës ka edhe një mesazh për arbtirat: Mos të kompensojnë.

"Skënderbeu është një kundërshtar mjaft i vështirë dhe e ka ndeshjen e jetës, kështu që edhe ne na del për detyrë që të japim më të mirën dhe të marrim 3 pikët.Me këtë objektiv do të shkojmë në Korçë. Kampionati është shumë i fortë dhe gara sa vjen e ashpërsohet me kalimin e ndeshje. Kampionati është ndarë në dy grupe dhe ka skuadra që luftojnë për mbijetesën dhe janë më shumë se gjysma që duan zonën e UEFA-s.Të gjitha këto skuadra e kanë rritur nivelin dhe është shumë e vështirë t'i përballosh. Megjithatë, siç theksova më lart, shkojmë në Korçë me këto djem për të marrë maksimumin dhe kam besim te grupi i lojtarëve.

Deri tani arbitrimi ka qenë shumë i mirë dhe shpresoj që të vazhdojë kështu.Ajo që doja të thosha unë, duke marrë shkas nga disa gjëra të vogla që ndodhën javën e shkuar, është që arbitrat mos të kompensojnë, duke pasur parasysh eksperiencën e viteve të shkuara. Në momentin që një ekipi i kanë ngrënë diçka, kërkojnë që t'ia kompensojnë në ndeshjen e radhës. Kërkoj nga sektori i arbitrimit që të vazhdojë punën e mirë që ka bërë deri më tani" - tha ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga