Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Skënder Gega flet para Laçit: Titulli? Llogaria jonë është e thjeshtë, jemi me...

Shkruar nga NEWSPORT
Skënder Gega flet para Laçit: Titulli? Llogaria jonë

Partizani do të luajë ditën e nesërme sfidën e radhës në kampionat. Skuadra kryesuese e Kategorisë Superiore do të udhëtoj drejt Laçit për të ruajtur ecurinë pozitive. Humbja e Kukësit ditën e djeshme do të bëj që skuadra e drejtuar nga Gega do te këtë mundësinë që në rast fitoreje të shkëputet në 11 pikë. Në konferencën e sotme përshtyp trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka folur për disa tema, ku ndër të tjera tha se ndeshja ndaj Laçit nuk vendos titullin.

MOMENTI I VRASJES SË KAMPIONATIT - "Llogaria jonë është e thjeshtë, ne shohim ecurinë tonë. Ndeshja me Laçin është e rëndësishme, kundërshtari është ekip i mirë. Takimi i djeshëm bëri që Kukësi të shkëputej me humbjen e pësuar, por kjo nuk do të thotë që kampionati është vendosur. Ka edhe 15 ndeshje, do i shohim në vazhdimësi. Për ne i rëndësishëm është Laçi. Do mundohemi të marrim maksimumin. Kemi ardhur me meritë këtu. Do marrim masat që të eliminojmë çdo firo të mundshme".

"Ecuria jo e mirë e Laçit? Siç e patë edhe dje, Teuta kishte disa ndeshje pa fitore. Dje tregoi se gjërat ndryshojnë shpejt, me një performancë të mirë. Ne jemi të gatshëm, e vlerësojmë Laçin. Luan mirë në shtëpi, ka linjën e vet. Mbrohet mirë dhe janë djem të rinj me ego. E shoh të vështirë. Jemi të ndërgjegjshëm, nuk i nënvlerësojmë dhe as i mbivlerësojmë".

GJENDJA E SKUADRËS - "Hila nuk do të jetë, do mungojë edhe Lum Rexhepi. Nuk duam ta rëndojmë, ka edhe ndeshje të tjera. Pjesa tjetër është gati dhe ka punuar mirë për këtë ndeshje".

EUFORIA - "Për fat të mirë, të rinjtë kanë treguar që e kanë mbajtur presion. Kjo edhe falë të tjerëve me eksperiencë. Po e tregojnë edhe në stërvitje që nuk janë euforikë. Si trajner mundohemi të jemi me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë gjithçka. Jemi prej kohësh të parët dhe jemi të kënaqur. Kjo ka ardhur nga menaxhimi i mirë dhe nga punë e mirë që kemi bërë bashkërisht. Janë ndërthurur brezat dhe kjo na bën të qetë".

TITULLI - "Ata që kanë qenë këtu e kanë Partizanin për zemër. Opinioni i 'ish'-ëve na bën krenarë, por na shton edhe përgjegjësinë. Gjërat nuk janë të lehta. Do i marrim ndeshjet njëra pas tjerr. Parashikimet janë individuale. Nuk vendoset gjë nesër. Që pasi dolëm të parët është folur për titull. E kam thënë se duhet t'i shohim ndeshjet një e nga një".

SFIDAT ME RIVALËT - "Jemi në pozitat tona. Kemi luajtur me Skënderbeun dhe fituam me lojë bindëse në Korçë. I shohim gjërat siç janë. Për mua ka rëndësi të jetë grupi i plotë, pastaj gjërat do shkojnë mirë. Jemi bazuar te puna dhe harmonia që kemi. Çdo ndeshje, qoftë me Tiranën, qoftë me çdo rival me traditë, apo ato të rinjtë, duhen vlerësuar".

FRIKA E PARTIZANIT - "Unë i druhem çdo jave. Pas fitores me Kastriotin pati fjalë të mira, por mua më intereson Laçi tani. Duhet të shohim psara, jo ëshët droja e një trajneri. Për fat të mirë, veç Rexhepit, e kemi pjesën tjetër gati. Nuk kam frikë nëse grupi është i plotë."

AFRIMET E JANARIT - "Nuk kanë debutuar për shkak të gjendjes fizike. Kur kemi marrë lojtarët, kanë pasur këtë gjendje, pa ekip. Ka nj arsye pse nuk luajnë. Janë lojtarë me vlera, por ende nuk kanë gjendje fizike. Po mundohemi t'i sjellim në maksimum. Ka edhe 15 javë, edhe nëse do jenë në 100% në javët e fundit, do të jetë mirë për ne. Kampionati nuk mbyllet tani".

"Hyseni? Ka konkurrencë, nuk e kam shumë siklet. Alesio është një djalë i ri, nuk ka shumë eksperiencë. Është e vërtetë që tek ai pozicion ka konkurrencë, kjo e bën atë të mos mërzitet por të rritet. Ka pasur një dëmtim dhe ka munguar gjatë. Shpresoj të rikthehet dhe është një djalë me të dhënë të mira. Do shikojmë pjesën e shëndoshë. Kush nuk është 100% do të presë".

FORMACIONI - "Nesër do shihet kush do të luajë. Nuk do të ketë ndryshime të mëdha. Rexhepi bën që të ketë lëvizje të vogla. Do ruajmë mënyrën si luajmë. Kemi 25 lojtarë, luajnë 11. Të gjithë duhet të jenë gati kur t'u jepet rasti. Do luajë grupi më i mirë, ai që i përshtate Laçit. Nuk e ndryshojmë formatin për hir të numrit të madh të lojtarëve. Nuk duhet të devijojmë nga rruga. Sa jemi të parët do të thotë se gjërat kanë shkuar mirë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga