
Miralem Pjanic do largohet falas nga Barcelona. Rroga 8 milionë euro në sezon ka bërë që katalanasit të mendojnë largimin me parametra zero të mesfushorit boshnjak. Klubi është në një administrim të ri me Laportan në krye dhe lojtarët kryesor do jenë ata që do paguhen me shifra të larta.
Mosaktivizimi sezonin e fundit nga trajneri Koeman ka bërë që ish-lojtari i Juventus të mendojë një kthim në Torino. Verën e shkuar, bardhezinjtë e shkëmbyen mesfushorin me brazilianin Arthur Melo. Mundo Deportivo, medie pranë Barcelonës tregon se lojtari nuk preferohet nga Koeman dhe pritet të sistemohet diku gjetkë, për të kursyer pagën e tij të lartë.
Poll