
Ditën e djeshme u bë publike se mjeku i kombëtares shqiptare, Arben Çeliku, dha dorëheqjen nga stafi mjekësor i kombëtares për arsye personale, por e vërteta nuk rezulton të jetë e tillë.
Burime pranë "Tele Sport" kanë zbuluar se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së mjekut është shpërndarja e padrejtë e premios së kualifikimit në Europian prej 1 milion eurosh e akorduar nga qeveria shqiptare.
Pavarësisht se stafi mjekësor në komkbëtare ka një rol shumë të rëndësishëm, shpërblimi për ta nuk ka qënë në nivelin e duhur, ndaj dhe kanë lindur pakënaqësitë. Menjëherë pas përfundimit të Europianit, Çeliku e kishte vendosur në mendjen e tij që do të largohej dhe zyrtarizimi erdhi ditën e djeshme.
Poll