
Skuadrat shqiptare duket se janë në kolaps total, sidomos ato të Kategorisë së Parë dhe të Dytë. Kujtojmë që Kategoria e Parë nisi dje mes shumë problemeve financiare, ndërsa FSHF po bëhet gati për të hedhur shortin për Kategorinë e Dytë. I njëjti fenomen si skuadrat që militojnë në një kategori më lartë po ndodh me ato të së Dytës, ku nuk kanë para që të paguajnë detyrimet ndaj FSHF-së.
Është skuadra e Adës së Velipojës ajo që ka shprehur se nuk mund të luajë në Kupën e Shqipërisë, duke mos u përballur me Kevitan, ndërsa të njëjtën gjë pritet që të bëjë edhe me kampionatin. Burime pranë skuadrës tregojnë se presidenti Alfred Pjetri ende nuk ka shlyer detyrimet në FSHF, kështu që skuadra e tij nuk mund të garojë këtë sezon, pra do të tërhiqet.