Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

SKANDAL/ Futbolli italian "mbërthehet" nga huliganë, 10 policë të plagosur

Shkruar nga NEWSPORT
SKANDAL/ Futbolli italian "mbërthehet" nga huliganë, 10

Një festë me incidente dhe përplasje me policinë është ajo që ka ndodhur dje nga tifozeria e Lacios, e mbledhur në sheshin Liberta në Prati për të festuar 119 vjetorin e themelimit të klubit.

Të paktën 2500 tifozë si çdo vit u mblodhën pas mesnatës në shesh. Por sipas policisë, ata kanë filluar të hedhin shishe dhe gjithcka tjetër kundër kordonëve të forcave të sigurisë që ishin angazhuar për mbarëvajtjen e aktivitetit festiv.

Mediat italiane raportojnë për të paktën 10 policë të plagosur, të cilët janë drejtuar spitaleve për të marrë ndihmën e parë.

Policia tashmë ka sekuestruar të gjitha videot e zonës, por edhe të gjithë materialet filmike regjistruar nga vetë tifozët dhe hedhur në rrjetet sociale.

Situata precipitoi e tillë nga thuajse 300 ultras të ekipit. Dhe ndodhi vetëm pak ditë pasi ministri I brendshëm Italian Matteo Salvini deklaroi masat e reja që do të marrë ministria e tij në disa sektorë të sportit Italian sidomos në ndeshjet e transfertave për tifozët.

 

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga