
Kukësi i sezonit të ri nis sot nga puna. Lojtarët nën kontratë, të rinjtë e afruar në merkato dhe lojtarët e spikatur nga U-21 do jenë sot në fushë, nën urdhërat e Skënder Gegës.
Verilindorët nuk ia dolën të siguronin pjesëmarrjen në Europë për këtë edicion, teksa u largua Longo nga stoli për rikthimin e tropojanit. Me afrimet e reja në merkato, Kukësi për më shumë se një javë do stërvitet në kryeqytet, për t’i lënë vendin më pas fazës përgatitore, që është projektuar në Turqi.
Te Kukësi kanë qenë në lëvizje sa i takon merkatos, teksa janë afruar emra si Iljeski, Kote, Berisha, Basha apo edhe Zivkovic.
Poll