Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

S'ka më dyshime! Agustin TORASA vendos përfundimisht për të ardhmen (DETAJE)

Shkruar nga NEWSPORT
S'ka më dyshime! Agustin TORASA vendos përfundimisht për

Agustin Torasa nuk është më pjesë e Flamurtarit të Vlorës. Ashtu sikurse ishte përfolur sulmuesi argjentinas është transferuar në Kinë, ku do të luajë në të njëjtën skuadër me Albi Allën, Yanbian. Edhe pse s'është zyrtarizuar ende, burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije që lojtari i është bashkuar skuadrës duke nisur përgatitjet.

Kësisoj, s'ka dyshime për të shtunën, teksa Flamurtari do të udhëtojë në transfertë për t'u përballur me Partizanin, por pa Agustin Torasën i cili ka dhënë fund aventurës në Vlorë. Edhe këtë transferim e ka mundësuar menaxheri i njohur, Franci Bode, që për herë të parë arrin të çojë në kampionatin kinez dy futbollistë nga Superiorja.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga