
Jadon Sancho do të largohet që në merkato e janarit. Është ky lajmi që raportohet nga mediat angleze lidhur me sulmuesin e Dortmund. Kapricot e lojtarit kanë "lodhur" drejtuesit e klubit që kanë marrë vendim për të ardhmen e tij duke mos pritur fundin e sezonit, por ta largojnë që në merkaton e janarit.
Sancho do të largohet që në merkaton e janarit nëse në adresë të Dortmund do të mbërrijë një ofertë rreth 100 milionë euro. Në garë për shërbimet e tij janë skuadra si Liverpul, Manchester City e United, Barcelona dhe Real Madrid që janë gati të paguajnë shifrën e kërkuar nga Dortmund për kartonin e tij.
Poll