
Situata te Partizani s'është aspak e qetë. 6 ndeshje, asnjë fitore në këtë sezon të ri futbollistik kanë ulur ndjeshëm kuotat e trajnerit Ilir Daja në krye të pankinës së kuqe. Kanë nisur të përmenden emra të rinj për të drejtuar kryeqytetasit, por ende s'ka asgjë konkrete. Mbrëmjen e djeshme u luajt derbi kundër Tiranës ku ishin bardheblutë që triumfuan 1-0.
Para ndeshjes, u shfaqën jashtë stadiumit "Air Albania" drejtori Olsi Rama me Dritan Dervishin. Ky i fundit është kritikuar jashtëzakonisht shumë nga tifozët e kuq, duke u cilësuar si shkaktari i rrëmujave në çdo merkato futbollistike. Ish-drejtori i Partizanit nuk e ka më simpatinë e tifozërisë së kuqe, por një rikthim i tij në Tiranë në këtë situatë të trazuar lë shumë vend për dyshim.