Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Situatë e trazuar para zgjedhjeve të FSHF-së, Muzaka qëllimi real i Erion VELIAJT?

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e trazuar para zgjedhjeve të FSHF-së, Muzaka qëllimi

Ditët e fundit ka nisur një sulm i madh nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Në prag të zgjedhjeve për kreun e ardhshëm të FSHF-së lufta duket e ashpër dhe sërish politika është ulur këmbëkryq. Këtë herë është kryebashkiaku Veliaj që përmes mediave të ndryshme sulmon sistematikisht presidentin Armand Duka. Duket i çuditshëm ky fakt pasi ai ka zgjedhur të qëndrojë disi larg futbollit.

Por, në këtë moment delikat trumbeton me të madhe se presidenti Duka nuk është i duhuri. Në krah të tij nuk mungon asnjëherë, Gjergj Muzaka. Një nga ish-lojtarët e njohur të futbollit shqiptar, prej më shumë se 1 viti është emëruar drejtor i sportit në Bashkinë e Tiranës. Mos ndoshta Veliaj ka synime të qarta dhe Muzaka shihet nga ai si i duhuri për të qenë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit? Kohë zgjedhjesh, në Shqipëri çudia më e madhe 3 ditë zgjat...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga