Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Situatë e paqartë te Flamurtari, trajneri Mezani në "provë" përballë Luftëtarit

Shkruar nga NEWSPORT
Situatë e paqartë te Flamurtari, trajneri Mezani në

Pas humbjes me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut, në kampin vlonjat gjerat nuk po shkojnë ashtu siç ishin planifikuar nga trajneri Mezani. Nga mungesat e shumta që pati në sfidën e parë, do të rikthehet vetë Danilo Alvesh, pjesa tjetër e futbollistëve të dëmtuar ende nuk mund të luajnë në takimin e radhës.

Kjo situatë ka vënë në dilemë trajnerin Mezani, i cili pas humbjes së tre pikëshit në takimin e parë kishte bërë llogari të tjera për Luftëtarin, por që si duket do të ketë sërish probleme në organizimin e skuadrës.

Takimi i ditës së hënë ndaj Flamurtarit do të jetë një "provë" për trajnerin Mezani, i cili do bëjë të pamundurën për të marrë pikët e plota nga ky takim, por që nuk do të jetë e lehtë, pasi Luftëtari vjen nga një fitore ndaj pretendentëve për kampionë, Partizanit, gjë që ka motivuar bluzinjtë për takimin ndaj Flamurtarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga