
Ditën e nesërme, në orën 13:30 do të luhet një ndër ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Kukësi pret në Pezë Helmes Apoloninë për sfidën e kthimit.
Kujtojmë që takimi i parë mes këtyre skuadrave ka përfunduar me rezultatin 2-1 për fierakët, kurse tashmë gjithçka do i lihet fushës së blertë, se kush do të kalojë më tutje.
Padyshim që skuadra e drejtuar nga Armando Cungu është shumë herë më favorite, mirëpo e tillë ishte edhe në ndeshjen e parë dhe në fund të 90 minutëshit doli me humbje.
Nëse nënkampionët e vendit nuk arrijnë të kualifikohen për më tej, atëherë për ta do të ishte një dështim, pasi me lojtarët që kanë në dispozicion, nuk duhet të diskutojnë kualifikimin me skuadrat që janë një nivel më poshtë.