Shqipëria vijon të jetë në kaos total për shkak të tërmeteve. Ekipe të ndryshme nuk kanë hezituar të japin ndihmën e tyre për këtë rast. Këtë radhë, iniciativa është marrë nga tifogrupi i ekipit të Paokut të Selanikut. Këta të fundit me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehen : “Tifogrupi Toumba po mbledh gjëra për të ndihmuar Shqipërinë dhe misioni i grumbullimit zgjat deri të enjten. Të nevojshme janë veshmbathje, ushqime, pije dhe trajtime mjekësore. Le të bashkohemi të gjithë me tifogrupin Toumba për të ndihmuar Shqipërinë. Të jemi bashkë, e bëjmë botën më të mirë”.
Ne shpresojmë që gjendja të normalizohet dhe kjo situatë të mos përsëritet më.