Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Situata e paprecedentë me pagat, SINEMATI ironizon Sindikatën: Nuk njeh të drejtat e futbollistëve, di vetëm "faleminderit Federatës"

Shkruar nga NEWSPORT
Situata e paprecedentë me pagat, SINEMATI ironizon Sindikatën: Nuk

Ditën e djeshme sportdashësit e futbollist shqiptarë janë njohur me dënimin e Flamurtarit dhe Luftëtarit nga FIFA për borxhet dhe mos shlyerjen e futbollistëve të larguar. Një situatë kjo e përsëritur me futbollin në Shqipëri, e cila duket se nuk gjen zgjidhje as në dekadën e re. I ftuar në emisionin e Procesit Sportiv, Gëzim Sinemati kritikoi mënyrën e organizimit në Shqipëri dhe sesi të drejtat e futbollistëve lihen në hije. Më tej Sinemati ironizoi dhe Sindikatën e Futbollistëve shqiptarë të ngritur duke deklaruar se nuk i njihte të drejtat e futbollistëve

"Ky lajmi është shumë i mirë për ne në kuptimin e keq. Dënohen dy ekipe  për mos pagimin e lojtarëve. Ndërkohë na krijohet Sindikata me të madhe që nuk njoftohet për të drejtat e futbollistëve, por thotë "faleminderit Federatës". Krijohet një Sindikatë nuk mbron të drejtat e futbollistëve që nuk paguhen dhe na dënon FIFA dhe prap i themi Federatës faleminderit. Që është Federata përgjegjëse. Na vjen dënimi nga FIFA se ne kurrë nuk e dënojmë veten. Federata është organizatorja e garës dhe ajo është përgjegjësja. Presidentët janë përgjegjësit minimal sepse kjo shkon lart.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga