Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sistemi VAR dhe sfida ndaj Anderlecht, sulmuesi nuk fshihet: Kjo ndeshje është shpërblim për gjithçka kemi bërë, Laçi do të luftojë për titull

Shkruar nga NEWSPORT
Sistemi VAR dhe sfida ndaj Anderlecht, sulmuesi nuk fshihet: Kjo ndeshje

Laçi u kualifikua për në turin e 3-të të Conference League. Kurbinasit zhvilluan dy ndeshje të mëdha ndaj Craiova duke fituar ndeshjen e parë 1-0 e duke barazuar në Rumani 0-0. Tashmë në raudin e 3-të, Laçi do të ketë përballë Anderlecht, skuadrën e madhe belge dhe shkalla e vështirësisë rritet akoma më shumë.

Heroi i Laçit, në ndeshjen e parë ndaj Craiovas ishte Dejan Zarubica. Sulmuesi shënoi golin e vetëm, ndërsa në një intervistë për "Vijesti", në Malin e Zi ka treguar se kurbinasit kanë ambicie të mëdha edhe ndaj Anderlecht dhe duan të kalojnë edhe këtë tur.

"Në këto vitet e fundit, Laçi ka kaluar thuajse gjithmonë në raundin e dytë të Europës. Kjo është hera e parë që ne shkojmë në tretin. Ky është sukses i madh, kënaqësia gjithashtu. Kemi eliminuar ekipin që është në krye të futbollit rumun dhe ka buxhet shumë më të madh se i yni. Unë jam i kënaqur për mënyrën se si luajti ekipi dhe si luajta unë në të katër ndeshjet që kemi zhvilluar. E nisëm shkëlqyeshëm me Podgoricën në ndeshjen e parë, por pas 20 minutash loje u ndalëm në mënyrë të pashpjegueshme.

Më vonë humbëm dhe ishim të pakënaqur. U gabua edhe nga penalltia në minutat e fundit. Por në kthim treguam se ishim shumë më të mirë duke fituar 3-0. Për të kaluar te ndeshja me Craiovan ku shënova golin e vetëm. Pastaj zhvilluam një ndeshje në Rumani që do ta cilësoja si të pjekur, taktikisht të pametë dhe nuk e lejuam rivalin që të na rrezikonte shumë. Anderlehti? Ajo ndeshje do të jetë shpërblimi për gjithçka bëmë në këtë verë. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi ambicie, përkundrazi. Unë jam i sigurt se do të kemi diçka për të treguar dhe se çfarëdo që do të ndodhë, ne do të largohemi nga fusha me kokën lart".

Sistemi VAR në Shqipëri? "Futbolli shqiptar po bën shumë përparim, klubet po ndjekin trendet evropiane, federata gjithashtu, dhe futja e sistemit VAR e dëshmon atë në mënyrën më të mirë. Nuk është rastësi që të dy ekipet arritën në raundin e tretë të Conferenca League, Teuta dhe ne. Duket shumë moderne, dhe besoj se Laçi do të luftojë për titullin deri në fund, siç ishte rasti sezonin e kaluar", përfundoi Dejan Zarubica.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga