Kirian Nwabueze është një nga lojtarët kryesor të Laçit. Sulmuesi po zhvillon një sezon të shkëlqyer duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave europiane.
Një nga ekipet që kërkon shërbimet e tij është edhe Menemespor, klubi ku aktivizohet edhe Gentian Selmani. Pas siguruan shërbimet e portierit shqiptar, skuadra turke kërkon edhe sulmuesi më në formë të Superligës.
Trajneri turk, Cenk Laleci e ka vënë në krye të dëshirave, dhe kanë konfirmur interesimin për të. Deri më tani nuk ka ende një ofertë konkrete, por mbetet për t’u parë nëse në ditët në vijim do të mbërrijë një ofertë zyrtare.