
Ermir Lenjani kërkohet nga Koniaspori. Skuadra ku aktivizohet Alban Meha është e interesuar për të marrë shërbimet e mesfushorit kuqezi, i cili do të largohet nga Rene, pasi klubi francez nuk e ka në planet e tij.
Drejtuesit e klubit turk janë konsultuar edhe me ish-mesfushorin e Kombëtares që tashmë është pjesë e përfaqësueses së Kosovës dhe pritet që Meha të ketë një rol vendimtar në tratativat për të bindur Lenjanin që të pranojë ofertën e Koniasporit.
Kjo pasi edhe Nantes në Francë është e interesuar për të kthyer në ekip mesfushorin kuqezi.
Poll