
Partizani I ka dhënë fund stërvijtjes 4 ditore në Ohër. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u zhvendos sërish për disa ditë stërvitje në Ohër duke parë që sezoni i ri është bojkotuar dhe nuk ka ende një datë të saktë.
Ditën e sotme të kuqtë kanë kryer edhe stërvitjen e fundit dhe më pas kanë mbërritur në "shtëpi". Partizani do të vijojë stërvitjet në Tiranë deri në momentin që do të jepet drita jeshile për fillimin e sezonit të ri. Rikthimi në Tiranë është një sinjal që Kategoria Superiore mund të fillojë këtë fundjavë.
Poll