Sindikata e futbollistë në Shqipëri me në krye kryetarin Andi Lila vazhdon misionin e saj për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve në vendin tonë.
Ditën e sotme me kërkesë të futbollistëve, Sindikata ishte e pranishme në stërvitjen e skuadrës së Vorës që militon në Kategorinë e Dytë.
Në këtë takim ka qenë i pranishëm vetë Lila për të folur mbi problematikat që këto skuadra kanë.
Në faqen zyrtare, Sindikata shpjegon se u arrit akordi që edhe lojtarët e Kategorisë së Dytë të organizohen si pjesë e Sindikatës e gjithashtu u fol për problemet e futbollit në përgjithësi.

Poll