Sinan Idrizi nuk do jetë më administrator i Flamurtarit pas 30 qershorit. Kontrata e Idrizit me vlonjatët përfundon, ndërsa skuadra përjeton vitin më të keq në histori. Kuqezinjtë nga sezoni që vjen do luajnë në Kategorinë e Dytë, ose thënë ndryshe nivelin e tretë të futbollit në vend.
Në lidhje me situatën, duket se është futur në punë edhe kreu I Bashkisë Vlorë, Dritan Leli. Si pronarë të klubit, Bashkia Vlorë pritet të caktojë administratorin e ri. Nga Vlora njoftojnë se drejtuesit e klubit po kërkojnë një investitor për ekipin e futbollit, ndërsa mund të bëhet idealja, shitja e aksioneve te privatët.
Për këtë janë kontaktuar edhe drejtuesit e Bashkisë Shkodër, për të dhënë te kolegët e Vlorës një shembull sesi u fut në proces shitje klubi shkodran. Duket se pas dallgëve të shumta, situata në Vlorë por tentohet të zgjidhet.