Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Simptomat i kam pasur që në 1 shkurt", futbollisti shqiptar në Itali: Nuk merrja dot frymë, pranë meje vdisnin njerëz

Shkruar nga NEWSPORT
"Simptomat i kam pasur që në 1 shkurt", futbollisti shqiptar

Futbollisti shqiptar, Xhoni Mustafaraj ka rrëfyer se qysh prej 1 shkurtit ka pasur simptomat e para të Covid-19, kohë përpara se shteti italian të shpallte gjendjen e emergjencës. Vlonjati 20 vjeçar aktivizohet në Serinë C, ndërsa për gazetarin Enkel Demi ka rrëfyer vështirësitë që ka përjetuiar nga virusi.

Djaloshi është shprehur se ka pasur shumë kontakte dhe nuk i vjen ndërmend se ku mund të jetë hasur me virusin. Lojtari ka qenë në terapi intensive, ndërsa ka pasur edhe dializë si dhe rrjedhje gjaku apo oksigjen.

"Ishte e shtunë dhe isha nisur për të shkuar në një ndeshje futbolli. Një ditë më parë e ndjeva që kisha temperaturë, pavarësisht kësaj unë luajta edhe mu desh të sforcohesha shumë. Pas ndeshjes u ktheva në shtëpinë, por e kisha lënë më miqtë që do të dilnim në shtëpinë e një shoku në Pavia, në darkë. Kur arrita në shtëpinë e tij, nuk mundja dot të lëvizja, kisha temperature dhe nuk merrja frymë.

Në ato momente mora prindërit në telefon për të shkuar në shtëpi pasi nuk ndihesha mirë. Më morën dhe u ktheva në shtëpi, por sërish kisha probleme me frymëmarrjen. Më pas prindërit telefonuan spitalin e Lodit dhe më pas u shtrova në urgjencë. Fillimisht më bënë analizat e gjakut dhe vlerat e analizave të mia ishin shumë të larta, CpH. Vlera që kishte arritur ishte 128 mijë, dhe menjëherë pas këtyre rezultateve mjekët më çuan në terapi intensive. Në terapi qëndrova 26 ditë.

Ishte shumë e vështirë. Kisha maskë me oksigjen, më dilte edhe gjak. Dy javët që qëndrova në terapinë intensive kisha pranë edhe persona që vdisnin. Mjekët kishin vështirë të kuptonin se nga kush shkaktohej. Mjekët më ndërronin gjakun me dializë.

Nuk e dija që isha me koronavirus dhe ajo që ka ndikuar që unë të bëja testin ishte mamaja, pasi dyshonte se unë isha i prekur. Nga këmbëngulja e saj mora vendimin për ta bërë. Ndërsa dy javë më parë kam komunikuar me mjekët që më kuruan dhe më thanë se mund të jem rasti i parë që kanë pasur me coronë në spital", u shpreh Mustafaraj.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga