
Kastrioti humbi sot në shtëpi (Kamëz) 0-1 me Teutën. Një gol i Hebaj vendosi sfidën e javës së 34 në Superligë, ndërsa pas ndeshjes për Supersport foli trajneri i krutanëve, Emiljano Çela.
“Kritikova një javë më parë fenomenin, të jemi profesionistë. Sot me Teutën bëmë një interpretim të mirë. Arbitri ishte shumë i stresuar sot, vetëm arbitri me faulla të pakuptimta ishte në stres, ne dhe Teuta ishim të relaksuar. Mbijetesën e kemi siguruar, kështu edhe largimin nga play-off duke ditur ku ishim.
Do punojmë edhe në ndeshjet e radhës. U mundëm me një gjuajtje në portë. Kështu fituam edhe ne ndaj Teutës në ndeshjen e parë. Në dy ndeshjet e radhës do hedhim në fushë elementë të rinj për të parë ku janë.
Ofertë për ju – Lufta për mbijetesë është stresuese. Presion të madh psikologjik edhe nga opinioni. I ndajnë njerëzit skuadrat, etiketojnë edhe ato për mbijetesë. Vetë arbitrat, ambienti të bën ta vuash një gjë të tillë. Mposhtja e këtij mentaliteti, ajo ishte që doja të bëja. Me vetëm tetë pikë shpëtuam sezonin dhe play-off.
Premio – Është puna e të gjithëve. Drejtori dhe ekipi kanë qenë korrekt me kushtet dhe pagesat. E mendoja shumë të vështirë dhe që shpëtuam pa play-off është e jashtëzakonshme”, tha Çela.