Mesfushori gjerman Bastian Shvajnshtager ka zgjedhur Serbinë si vendin ku do të kryejë ceremoninë e tij të dasmës. Ai u martua sot në mëngjes me tenisten serbe, Ana Ivanoviç. Gjermani i propozoi për martesë të dashurës së tij në Venecia të Italisë. Sot në mbrëmje në një hotel me 7 yje në Serbi pritet të mbahet një ceremoni zyrtare nën shoqërinë e miqve më të afërt.
Galeria fotografike ()
Poll