
Qershori ka qënë gjithmonë periudhë kur thashethemet e merkatos nuk kanë munguar.Sa vijnë e shtohen zërat për transferimin e Pjaniç te Barcelona. Adis Junuzoviç, një mik i boshnjakut ka qënë ai që folur rreth kësaj çështjeje. Jo vetëm kaq, pasi diçka u tha edhe për eksperiencën në Itali me Juventusin.
‘’ Në Itali ai ka kaluar vite të mrekullueshme dhe ai është i vetëdijshëm se ka mundësi të luajë në klubet më të mira në Europë. Ai ka fituar gjithçka në Serie A. Nuk më befason fakti se e kërkon Barcelona, ai gjithmonë e ka ëndërruar atë. Ai dashuron stilin e lojës dhe tifozërinë e tyre’’- shprehet Junuzoviuç.
Merkato është e gjatë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Vendimtare në fund do jetë dëshira e lojtarit, e cila sa vjen e del më në pah.