
Federata shqiptare ka programuar që më datë 3 qershor të rinisi Kategoria Superiore. qeveria shqiptare nuk ka dhënë ende miratimin e saj dhe për këtë arsye klubet dhe Federata nuk mund të zbresin në fushë deri në momentin që të jepet një përgjigje përfundimtare. Së fundmi në media është përfolur që mund të ketë një shtytje të Superligës, por një gjë e tillë është mohur nga presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
Në një prononcim për “ABC Neës”, numri një i futbollit shqiptar pohoi shkurt se nuk do të ketë asnjë shtyrje. Pra, do të respektohet data 3 qershor e përcaktuar pas takimit të klubeve të elitës me Federatën, në selinë e kësaj të fundit. Ditën e hënë pritet të ketë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv, që do të dalë me deklaratën përfundimtare.