Ndeshja Tirana – Luftëtari, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores është shtyrë të luhet të dielën në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Fillimisht ishte klubi bardheblu që njoftoi përmes zyrës për shtyp për shtyrjen e saj, ndërsa tashmë Federata Shqiptare e Futbollit që ka zyrtarizuar axhendën e kësaj sfide. Shkak për shtyrjen e ndeshjes është bërë protesta e opozitës që do bëhet nesër në kryeqytet.
Për sigurinë e takimit dhe duke qenë se të gjithë uniformat
blu janë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në këtë protestë, është
parë e udhës që takimi të zhvendoset një ditë më pas.
“Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ju njofton se ndeshja
Tirana – Luftëtari, e planifikuar për t’u luajtur ditën e shtunë, në orën
17:00, është spostuar për ditën e dielë në orën 17:00”, shkruhet në njoftimin e
Federatës Shqiptare të Futbollit.