
Partizani ka njoftuar se miqësorja me Maribor e programuar për sot në 18:00 do nisë me vonesë dhe do startojë në 18:30, për shkak të temperaturave të larta. Të kuqtë janë në përgatitjet e turit kualifikues të Conference League në Slloveni, duke zhvilluar edhe teste miqësore.
“Demat” luajnë ndeshjen e fundit sot me Maribor në Dravograd, për t’u rikthyer më pas në Shqipëri. Kujtojmë se sfida e sotme do transmetohet në kanalet zyrtare të Partizanit në rrjetet sociale.
“Njoftojmë se orari i ndeshjes miqësore Maribor - Partizani është shtyrë dhe takimi pritet të startoj rreth orës 18:30”, njofton Partizani.
Poll