Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shtyhet derbi i Kategorisë së Parë, Lushnja "ironizon" Apoloninë: E kanë pak me siklet

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi Apolonia-Lushnja e vlefshme për Grupin B në Kategorinë e Parë nuk do të luhet ditën e diel siç ishte programuar më parë. Ky takim është shtytur për ditën e hënë në orën 17:00 për shkak se skuadra fierake do të luajë ditën e nesërme sfidën e parë çerekfinale të Kupës ndaj Kukësit.

Duke parë këtë vendim, Lushnja në një postim në faqen zyrtare ka "ironizuar", skuadrën fierake.

"Derbi shtyhet për të hënën ! Apolonia e ka çik me siklet se ka dhe ndeshje kupe nga mesi javës thonë", lexohet në postimin e klubi lagunar.

Apolonia dhe Lushnja "luftojnë", për një biletë në Superligë pasi ndodhen në vendin e 2-të dhe 3-të dhe diferenca mes tyre është vetëm dy pikë.

Postimi i Lushnjes.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga