Interi kryeson me 15 pikë pas 5 ndeshjeve të para të Serie A, me ziklatërtit që tashmë do të përballen me një mungesë të rëndësishme. Marko Arnautovic është dëmtuar në sfidën me Empolin.
Interi ka zbuluar gjendjen e lojtarit, i cili pritet të mungojë 1 muj e gjysmë. Sulmuesi austriak do t’u nënshtrohet ekzaminimeve kryesore për të mësuar se cila është shkalla e dëmtimit të tij dhe koha e rikuperimit.
“Marko Arnautovic iu nënshtrua testeve instrumentale këtë mëngjes në klinikën Humanitas në Rozzano pas dëmtimit të djeshëm në ndeshjen kundër Empolit. Për sulmuesin zikaltër, një tendosje muskulore e mesme në kryqzimin miotendinoz të bicepsit të kofshës së majtë. Gjendja e tij do të rivlerësohet javët në vijim”, ka shkruar zikaltërtit.
Një “hall” ky për Simone Inzaghin, pasi tashmë kalendari për Interin vështirësohet.