Sot, Shqipëria U-19 do të luajë kundër Kosovës U-19, ndeshje e vlefshme si miqësore. Kjo sfidë do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin "Elbasan Arena".
Lajmi bëhet i ditur nga kanali zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit që njofton për këtë test të kuqezinjve të trajnerit Armando Cungu.
Një vëllazërore mes 19-vjeçarëve, ku nuk do të mungojnë as menaxherët e ndryshëm në këtë periudhë të nxehtë të merkatos së verës.
"Shqipëri-U19 - Kosovë-U19, ora 18:00, në Elbasan Arena. Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në Youtube", shkruhej në faqen zyrtare të FSHF-së.

Poll