Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Shpresojmë që Tirana të ndalet", Shehi flet për titullin kampion: Nuk është në dorën tonë, sfida e Kupës do të jetë një tablo tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
"Shpresojmë që Tirana të ndalet", Shehi flet për

Kukësi arriti të merrte një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Teutës. Një ndeshje që prodhoi gjithçka, 3 gola, 3 kartona të kuq dhe një penallti që u humb nga Musolli. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Orges Shehi u shpreh:

Fitorja ndaj Teutës? "Nuk mendoj se ishte ndeshja perfekte, por vazhdimsia pas fitores me Tiranën. Ishte një fitore ndaj një skuadre më në formë dhe ne vazhdojmë përpara pasi nuk është në dorën tonë.

E kemi ndjekur ndeshjen derbi në Tv dhe sot e kemi vlerësuar ndeshjen tonë duke fituar. Cooper po shfaqet mirë, ai I dha shenjat që para pandemisë, por u mbyllëm të gjithë. Një sulmues kur merr besimin shfaqet edhe më mirë dhe po tregon vlerat e veta".

Shanset e Kukësit për titullin? "E kam thënë edhe herë të tjera që kampionati nuk është në dorën tonë. Shpresojmë që kundërshtari jonë të ndalet. Një javë më parë ishim 9 pikë larg, ndërsa tani jemi 4 pikë. Nuk e di ta them me përqindje, por duam edhe ne të fitojmë kampionatin tonë pas pandemisë pasi kemi humbur vetëm një ndeshje me Laçin".

Kupa? "Unë mendoj që fitorja sot ka vlerë pasi situata psikologjike është e mirë duke parë edhe barazimin e Tiranës e na mban brenda objektivave. Mendoj se ndeshja e Kupës do të jetë një tablo tjetër, por shpresoj të shënojmë sa më shpejt".

Penalltia e Musollit? "Musolli nuk është fare në listën e penalltive, por kishte dëshira të gjuante. Kishte mirëkuotimin tim dhe të lojtarëve të tjerë që kapiteni të godasit e më vjen keq që e humbi pasi nuk merr guximin të godasi prap. Bëmë ndërrime sa më shpejt pasi kemi ndeshje prap të mërkurën e duhet të ruajmë energjitë.

Ta bëri të lehtë Teuta apo është meritë e skuadrës? "Ne para pak ditësh luajtëm me Teutën që na vuri në vështirësi dhe ne sot u munduam me këtë strategji pasi e ndërtojmë formacionin në bazë të kundërshtarit që kemi. Nuk jam I kënaqur me kartonin e kuq pasi Krasniqi është në formë të mirë dhe kemi vetëm 3 mbrojtësa qendra. I kërkova skuadrës të ruanim energjitë pasi jemi duke fituar me 3 gola dhe kundërshtari është me dy lojtarë më pak".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga