Armando Sadiku, futbollisti i Kombëtares kuqezi dhe njëherazi Malagas në ligën e dytë spanjolle, ka folur për El Desmarque sa i takon rifillimit të sezonit dhe formës së lojtarëve. Elbasanasi i sulmit është ndalur te nevoja e stërvitjes si ekip, sepse misioni për të ecur përpara me ekipin e tij duhet përmbushur.
“Ne jemi shumë të lumtur në stërvitje në grupe me dhjetë lojtarë. Po punojmë shumë mirë. Më në fund kemi kolegët pranë nesh. Ne kemi shumë argumente për ta çuar përpara misionin tonë. Trajneri po jep detaje se si të luajmë, si të qasemi në një ndeshje. Po përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kalendari u ndalua për shkak të gjendjes së alarmit, para se Hueska të vizitonte Malagan.
Shpresoj që në ditët e ardhshme do të trajnohemi të gjithë së bashku sepse, nëse nuk stërvitemi së bashku, nuk do të jemi gati për të filluar. Unë mendoj se javën tjetër do të stërvitemi me gjithë ekipin dhe do të jemi gati për ndeshjen e parë pas ndalesës”, theksoi Sadiku.