
Shqipëria U-21 ka humbur ditën e sotme në "Niko Dovana", ndaj moshatarëve të Austrisë me rezultatin 4-0. Një rezultat i keq për shpresat tona dhe përgjegjësia bie e gjitha mbi trajnerin Alban Bushin. Performanca e keqe e 21 vjeçarëve ka bërë dhe mediat greke të flasin duke thumbuar trajnerin dhe ngritur në "qiell të shtatë" lojtarët austriak.
Portieri i austriakëve Fabian Ehmman luan me skuadrën e Aris në Greqi dhe për këtë arsye mediat në vend i kanë thurrur "elozhe" lojtarit. "Shumë pak punë për sot dhe skuadra e Bushit e pafuqishme për të goditur në portë", ishte kryefjala në mediat sportive të Greqisë. Për më tepër tashmë dhe jashtë Shqipërisë mediat janë duke folur për një largim të mundshëm të Bushit nga ekipi kuq e zi.