Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shpëton Enea Jorgji, zbulohet "vrasësi" i Skënderbeut në ndeshjen kundër Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Shpëton Enea Jorgji, zbulohet "vrasësi" i Skënderbeut

Enea Jorgji ka qenë në qendër të kritikave ditën e djeshme pasi gjykoi ndeshjen Kukësi - Skënderbeu. Por, në disa vendime të dhëna në atë sfidë, ai ka pasur edhe bashkëpunimin e dy asistentëve të tij, Redi Avdo dhe Denis Rexha. Fillimisht për penalltinë e Kukësit ka vendosur gjyqtari anësor Denis Rexha, pasi sinjalizon në kufje kryesorin Jorgji. Këtë e ka pohuar edhe presidenti i Kukësit, Safet Gjici.

Pikërisht po i njëjti gjyqtar akordon më pas një pozicion jashtë loje të paqenë për Hamdi Salihin. Virojtësi i FIFA-s në gjashtë javët e fundit ka qenë katër herë në ndeshjet e skuadrës verilindore.

Rastësi apo jo? Këtë nuk mund ta dimë. Por, mjaftojmë të përmendim apo të kujtojmë golin e anuluar të Kaleb Ekuban në ndeshjen kundër Kukësit në fazën e dytë që u luajt në stadiumin "Elbasan Arena". Pra i njëjtit asistent ka gabuar në dëm të rivalëve të Kukësit...

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga