
Shpëtim Duro u shfaq tejet i irrituar pas humbjes 2-1 kundër Tiranës. Trajneri i Kukësit u fut menjëherë në dhomat e zhveshjes me të dëgjuar fërshëllimen e kryesorit Eldorian Hamiti.
Para daljes në prononcim për mediat, tekniku kryeqytetas ka pasur fillimisht një bisedë me lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes. I acaruar në maksimum për pikët e humbura, ai ka kërkuar llogari për mënyrën se si e lëshuan lojën të "tijtë".
"Çfarë bëtë kështu? E patët ndeshjen në dorë. Si mund ta falni në këtë mënyrë? Është e papranueshme kjo që po na ndodh. Kishim 3 pikët, ua dhamë me duart tona. Duhet të mbledhim forcat e të shohim përpara. Të mësojmë nga këto gabime dhe të rikthehemi aty ku ishim", mësohet të kenë qenë disa nga fjalët e Shpëtim Duros.