Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Shpërthen" KAMZA dhe sulmon hapur SUPERIOREN: Në fushat e tjera bëhet pazar në kurrizin tonë (Reagimi i plotë)

Shkruar nga NEWSPORT

Kamza humbi ndeshjen ndaj Partizanit me rezultatin e ngusht 0-1. Në këtë takim skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka luajti me shumë mungesa pasi disa prej lojtarëve të tyre kishin bojkotuar sfidën për shkak të rrogave. Lidhur me këtë çëshjte klubi i Kamzës ka reaguar me anë të një postimi në faqen e tyre zytare duke ''sulmuar" të gjthë. Gjitashtu klubi ka treguar se në këtë ndeshje kishte disa mungesa kryesore, lojtaërt e rinjë që nuk ishin gati, por drejtuesit mirëkuptojnë edhe ata futbollist që nuk ishin në gjendje psikologjike të luanin sot.

Postimi i plotë

- Reagim -

Duke lexuar lajmet e fundit ku aludohet dhe akuzohet skuadra jone, habitemi kur fusha e blerte tregoj nje futboll burreror dhe te luftuar.

Problemet e shumta qe kemi, te cilat na kane ndikuar ne gjendjen tone, sigurisht qe na kane krijuar probleme.

Nuk ka asnje habi qe te kemi lojtare te demtuar si Plaku, Fukui dhe te tjere, apo afrimet e fundit qe ende nuk kane gjendjen optimale per aktivizim. Por gjithashtu i mirekuptojme edhe lojtaret tane qe nuk ishin ne gjendje psikologjike te zbrisnin ne fushen e lojes, pasi edhe ata kane hallet e tyre dhe jane njerez si te gjithe ne.

Mediat merren me formacionin tone, por si klub jemi krenar per ata lojtare te rinj qe sot treguan se jane e ardhmja e klubit tone.

Mediat kane nisur te bejne rrolin e matrapazit, pasi merren me aludime dhe nuk merren me arbitrat e ndeshjes ndaj Tiranes qe vendosen ne menyre te njeanshme ate sfide me gjykimin skandaloz. Ne nuk komentuam sfiden ndaj Tiranes duke ia lene ne dore analisteve dhe mediave, por pam nje reagim te vaket, jo realist dhe tendencioz.

Ata qe kerkojne te hedhin balte mbi ekipin tone me pare te "pastrojne balten" qe i ka zene syzet e tyre per te pare realitetin e turpshem ne fusha te tjera ku sundojne pazaret dhe klanet e turpshme anti-Kamza, por edhe dhuna, "cilesi" qe kurre s'ka qene pjese e jona, pasi Kamza ka qene gjithmon "Fair Play".

Ndodhemi ne nje moment te veshtire por kjo s'do te thote se jemi dorezuar. Do ta shihni te gjithe forcen tone, pasi nuk do te dorezohemi ndaj asnje pazari qe behet ne kurrizin tone dhe ndaj asnje maskarade te kurdisur ku dikush shikon i qete kete llumnaj te madhe.

I lutemi mediave te transmetojne realitetin e nje skuadra e lene ne balte nga Bashkia, te cilen familja Qarri s'do ta le kurre ne kete batak. Te nje skuadre qe mes shume halleve respekton garen duke luajtur burrerisht edhe me djemte e rinj te cilet ju ne vend ti ekspozoni dhe inkurajoni, i dekurajoni me zhgarravinat tuaja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga