Kastrioti arriti të merrte një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Luftëtarit. Një fitore e thellë për skuadrën e drejtuar ng Bledar Devolli i cili debutoi në ndeshjen e parë në kampionat duke mundur ekipin e vendlinjes së tij. Më këtë fitore krutanë janë futur në garë për mbijetesë. Në prononcimin pas ndeshje në emisionin “Gol pas Goli” trajneri Devolli është shprehu shumë i kënaqur për fitoren e sotme si dhe ka theksuar që skuadra ka ende nevojë për përforcime.
” Fitoren e kisha menduar. E kam thënë edhe më përpara që ne kemi punuar mirë, kam një skuadër të mirë dhe në ndeshjen e sotme kisha besim se nuk do të dilnim pa pikë nga ky takim. I kishim marr masat dhe e kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të mirë dhe ishte një fitore morali për vazhdimsinë e kampionatit. I kam thënë drejtuesve që të jemi më konkurues na duhet një portier urgjentë, një mbrojtës, një mesfushorë dhe një sulmues sepse kampionati është i gjatë dhe jemi pak në numër. Jam i kënqaur me grupin që kam, pasi kam lojtarë të talentuar që shumë skuadra do t’i kërkojnë në fund të sezonit. Po që të jemi më konkurues na duhen akoma lojtarë. Besojmë te puna jona dhe me fatin që duhet ta kemi në çdo ndeshje mund t’ia dalim. Përveç mungesës së Çelës jemi arnuar në disa role pasi kaq është kontigjenti, për këtë arsye më duhen 4 lojtarët që secili të luajë në rolin e tyre. Janë çuna të rinj dhe kam frik nga euforia dhe për këtë pjesë më takon mua që të mbaj skuadrën me këmb në tokë”.