Albi Alla është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Lojtari në sezonin e kaluar ishte një nga pikat më të forta të Kukësit, ku së bashku me Shametin formonin dyshen e qendrës së mbrojtjes. Mirëpo ditën e djeshme lojtari i ka dhënë fund aventurës së tij me verilindorët dhe tashmë i është bashkuar vlonjatëve.
Te Flamurtari, 25 ka gjetur përsëri shokun e tij, Enea Koliçi, i cili është larguar nga Kukësi këtë verë. Mirëpo për Allën "fati" ka rezervuar një surprizë të padëshurieshme. Në javën e dytë të Superiores Kukësi do të udhëtojë në Vlorë për të luajtur ndaj ekipit të Dajës.
Poll