Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Shkodranët nuk bindin në testin e radhës, "thyen"nga Besëlidhja

Shkruar nga NEWSPORT
Shkodranët nuk bindin në testin e radhës, "thyen"nga

Vllaznia ka humbur miqësoren ndaj Besëlidhjes, duke mos bindur në testin e radhës. Shkodranët nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol në këtë miqësore. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të Besëlidhjes me një gol të Ajazit në minutën e 19-të.

Edhe pse trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Mulemo, Krymi, Bardulla, Tafili, Kalaja, Çinari dhe Shtubina, që janë formacioni bazë, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ndryshimin e rezultatit. Kjo miqësore ishte njëkohësisht një provë përpara nisjese së pjesës së mbetur të kampionatit.

Në këtë takim është aktivizuar 45 minuta mbrojtësi Mulemo që është në provë te shkodranët, për të cilin do të merret një vendim ditët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga